Nina nana
Nina nan po t' perkundi,
Djalin t'em po e merrka gjumi.
Nina nana, more, bir-o,
Flej se gjumi të ban mirrë!
Të ban mirë, t'rahaton-ë
Shtatin, bir-o ta pushon-ë!
Nina jote me shum bira,
Ti u rritshe me shum te mirrë!
Nina jote trake-trake,
Bafsh dukatë deri n' shoke!
Nina jote plot me sânë
Ti u rritsch me bab', me nanë!
Nina jote plot me Kashtë,
Ti u rritsch me daj, me axhe!
T' përkund motra n'djep të drunit,
Ti m'u bafsh, bir, plak katundi!
|